Aktori i njohur, Prad Pitt së fundmi ka reaguar rreth deklaratës së djalit të birësuar me ish-partneren Angelina Jolie, Pax.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shprehur urrejtjen që ka ndaj të atit në ditën e babait duke e cilësuar atë si “tr*pi i klasit botërorë”.
“Gëzuar ditën e babait këtij tr*pi të klasit botëror… Herë pas here, ju i vërtetoni vetes se jeni një person i tmerrshëm dhe i poshtër. Ju nuk keni asnjë vlerësim apo ndjeshmëri për 4 fëmijët tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë para jush. Nuk do ta kuptoni kurrë dëmin që i keni bërë familjes sime sepse nuk jeni në gjendje ta bëni. Ju ja keni bërë jetën ferr personave më të dashur që unë kam. Ju mund t’i tregoni vetes dhe botës gjithçka që dëshironi, por e vërteta do të dalë një ditë. Pra, gëzuar ditën e baballarëve, o njeri i tmerrshëm…”, shkroi 19 vjeçari.
“Page Six” shkroi se një i afërm i Pitt ka thënë se ai është një baba shumë i mirë dhe asgjë që ka shkruar Pax në postim nuk është e vërtetë.
“Është thjesht për të ardhur keq që njerëzit do të vazhdojnë të përpiqen të përfshijnë fëmijët në të tilla situata. Pitt ka respekt të madh për secilin nga fëmijët e tij dhe ai flet shumë por dëshiron që të qëndrojë në heshtje në lidhje me këtë situatë”, tha ai.
- Drake bën një tatuazh të ri në fytyrë, por cili është kuptimi i tij
- Eva Longoria: “Jam me fat që jam rritur pa presionin e mediave sociale”