![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/skynews-weightloss-kim_5505931.jpg)
Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të gjetur peshën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Ai dukej i lodhur dhe me rrathë të zinj poshtë syve gjatë daljes së tij publike më 16 Maj dhe pesha e tij rezultoi 142 kg, sipas analizës së inteligjencës artificiale”, tha një prej anëtarëve të komitetit parlamentar të inteligjencës.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/06/kim2-1024x576.jpg)
Ai nuk tha se çfarë programi është përdorur, por shtoi se besohet që lideri i Koresë së Veriut vuan nga një formë e rëndë e çrregullimit të gjumit. Sipas një raporti të inteligjencës, Korea e Veriut ka grumbulluar intensivisht të dhënat më të fundit mjekësore për trajtimin e çregullimit të liderit të saj.
Agjencia e spiunazhit në Korenë e Jugut po monitoron hyrjen e mundshme të Kim Jong Un në një “rreth vicioz” për shkak të varësisë nga alkooli dhe nikotina si dhe përkeqësimin e çrregullimit të gjumit, duke marrë shkas nga sasia e lartë e cigareve dhe ushqimeve të shpejta të huaja që hyjnë në Veri.
Fiziku i Kim Jong Un ka tërhequr gjithnjë vëmendjen dhe përgjatë viteve ka patur spekulime për shëndetin e tij, i cili ruhet me kujdes në cilësinë e sekretit shtetëror. Po kështu veprohet edhe me moshën e tij që mendohet të jetë rreth 39 vjeç.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/06/kim1-1024x576.jpg)
Rënia në peshë e diktatorit disa vite më parë krijoi dyshime për një problem shëndetësor. Por muajin e kaluar, fotot e tij gjatë një inspektimi të një sateliti ushtarak spiunazhi tregonin shtim të peshës.
Kim Jong Un erdhi në pushtet pasi babai i tij ndërroi jetë në vitin 2011 nga një atak në zemër.
-
Data e lindjes “fsheh” sekrete mbi personalitetin tuaj!
-
“O Zot, sikur njerëzit ta dinin!”, çfarë di Kim për Kanye West që nuk e thotë dot?!