Header

Jane Fonda ‘riciklon’ fustanin në Oscar

Kur Jane Fonda, doli të japë çmimin Oskar, për filmin më të mirë, në ceremoninë e çmimeve mbrëmjen e kaluar, ajo mori gjithë vëmendjen me pamjen e saj.

Legjenda e Hollivudit, ra në sy për fustanin që kishte përzgjedhur. Një veshje e kuqe me rruaza, që e tregonte elegante dhe shumë klas, ashtu si në 2014, kur e veshi për herë të parë, në Festivalin e 67-të të Filmit në Kanë.

Gjithashtu ajo mbante në krah, një pallto të kuqe, të cilën e ka blerë në 2019. Asokohe, ajo tha se ‘kjo pallto do të jetë veshja e fundit që do të blejë’.

Aktorja është e njohur si aktiviste për ndryshimet klimaterike.

You may also like ...