Niset nga Turqia drejt Shqipërisë flota e re e ambulancave të Emergjencave Civile

Tashmë që edhe Shqipëria është mes vendeve të goditura nga pandemia e koronavirusit, ku aktualisht numri i të prekurve ka shkuar në 174, kryeministri Edi Rama ka prezantuar flotën e autoambulancave të Emergjencave Civile që do iu vijnë në ndihmë qytetarëve.

Përmes një mesazhi në Facebook Rama theksoi se këto mjete, që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira, janë bërë gati për t’u nisur nga Turqia drejt Tiranës.

“? Flota e re e autoambulancave të Emergjencave Civile gati për t’u nisur nga Turqia??drejt??Shqipërisë. #TiNukDoJeshKurrëVetëm?”, shkruan Rama.