Covid-19/ Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në ligjin “Për pajisjet mjekësore”, të cilat do të sjellin një përmirësim të procedurave rregullatore të sektorit, të lidhura me prodhimin, importimin dhe regjistrimin e pajisjeve të tilla.

Për herë të parë regjistrimi i pajisjeve mjekësore do të kryhet përpara hyrjes së tyre në treg, dhe kjo sipas Manastirliut, do të rrisë sigurinë për për pacientët.

Në ligj përcaktohet një proces licensimi për pajisjet mjekësore, që nuk ekzistonte më parë. Gjithashtu do të vendosen rregulla të mirëpërcaktuara edhe për blerjen e pajisjeve online, i monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Dekreti

Dekret për shpallje ligji

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’.

Nr. Dekretit 11455

Tiranë, më 26.03.2020