Blogerja e famshme, Meghan McCain së fundmi foli për përvojën që ka pasur me Jennifer Lopez në xhirimet e “The View”.
38-vjecarja nuk kishte fjalë lavdëruese për divën latine të cilën e cilësoi si një “person të pakëndshëm”.
Meghan foli për ndërveprimin e saj me JLo në episodin e fundit të podcast-it të saj ‘Citizen McCain’, të cilin e drejton bashkë me Miranda Wilkins.
“Nuk u soll mirë. Ajo thjesht është një person i pakëndshëm. Kishte stafin më të madh që kam parë ndonjëherë (kur isha në The View). Më shumë njerëz se Kim Kardashian apo presidenti”, tha blogerja sipas burimit të cituar më sipër. Meghan htoi se nuk “e kuptonte vërtet pse i duheshin kaq shumë njerëz përreth Jennifer Lopezit”.
Artistja nuk po kalon momente të mira. Mediat thonë se ajo është në prag divorci dhe sapo ka anuluar turneun në Amerikën e Veriut që duhej të zhvillohej këtë vit.
- Parashikimi i motit për sot: Diell me pak re e temperatura deri në 35 gradë Celcius
- Në proces divorci me këngëtaren, postimi i fundit i Bes Kallakut ironi ndaj Xhensila Myrtezajt?