Një prej çifteve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ishin reperi Getinjo dhe modelja Vivien Thano.
Ata e nisën lidhjen e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme dhe e vazhduan atë për një kohë sa dolën jashtë.
Mirëpo gjërat mes dyshes duket se kanë ndryshuar dhe ata i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes së tyre.
Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme i ka cilësuar si të vërteta thashethemet që qarkullojnë tash e sa ditë në media për një ndarje të mundshme mes tyre.
Duket se shkas për këtë janë bërë debatet e vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.
Raportohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të ditëlindjes së 30-të të reperit ferizajas, me çka edhe ka çuar përfundimisht në ndarjen e çiftit.
- Sipas Luizit, këta ish-banorë të ‘Big Brother VIP’ meritonin finalen
- Beyonce ka 2.7 milionë dollarë taksa për të shlyer?!