Header

Rama: Rritje pagash me 22% për ushtarakët e Forcave të Armatosura në 2024-shin

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë një ftesë për të gjithë të rinjtë që ta shohin si një mundësi afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këtë ftesë, kryeministri Rama e ka shoqëruar me lajmin se pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të vendit.

“Një ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë.

Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, shkruan Kryeministri Rama./tvklan.al

 

You may also like ...