Header

Një qytet në Zelandën e Re po “terrorizohet” nga këngët e Celine Dion

Shoferët me listat e hiteve të këngëtares së famshme kanadeze Celine Dion kanë torturuar banorët e qytetit të vogël Porirua të Zelandës së Re me muzikë të lartë natën vonë për muaj të tërë.

Për shkak të kësaj, banorët pa gjumë kanë thirrur në ndihmë autoritetet dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po shpërngulen.

“Terrori” filloi të paktën shtatë vjet më parë në të gjithë Zelandën e Re, dhe në Porirua në nëntor 2022 pasi fansat e Samoa festuan duke arritur në finalen e Kupës së Botës në Rugby League.

Sipas mediave lokale, shoferët e makinave dhe madje edhe biçikletave, shumica prej tyre pasardhës të kombeve të Paqësorit, përdorin altoparlantë të mëdhenj, si sirena, dhe i vendosin në automjetet e tyre për të konkurruar kundër njëri-tjetrit, domethënë për të mbytur njëri-tjetrin me fuqinë e tyre. Ndërkohë, sistemet stereo luajnë vetëm hitet e Celine Dion.

Banorët e Poriruas, rreth 60 mijë prej tyre, kanë kërkuar ndihmën e kryebashkiakes Anita Baker, pasi muzika zgjat deri në orët e vona të natës.

Njerëzit, pa marrë parasysh se sa shumë e duan Celine Dion, janë të lodhur nga tingujt e muzikës nga ora 7 pasdite deri në dy ose tre të mëngjesit.

Krahas muzikës së zhurmshme, “konkurrentët” kanë vazhdimisht të ndezur motorët e automjeteve të tyre, ndaj zhurma është e padurueshme.

You may also like ...