Header

Lajm i mirë! Shërohen edhe 11 pacientë

Një lajm i mirë vjen nga situata në Shqipëri pasi 11 pacientë janë shëruar nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.

Numri total i pacientëve të shëruar në vend ka arritur në 65. Lajmin e mirë e bëri me dije kryeministri Edi Rama me anë ë një postimi në Facebook.

Ndërkohë, betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 pacientë të infektuar me Covid-19.

Numri i të infektuarve në vendin tonë është 400, ndër të cilët 58 po marrin shërbim në të dy spitalet Covid.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

You may also like ...