Ylli amerikan i muzikës, Taylor Swift ka thyer një tjetër rekord në Spotify.
Shërbimi i transmetimit njoftoi në mediat sociale se këngëtarja ishte bërë “artisti më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify dhe “1989 (Versioni Taylor)” u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme këtë vit’.
Të njëjtin titull ajo e fitoi edhe një vit më parë më 21 tetor 2022.
Turneu i suksesshëm i saj “Eras”, thuhet se e ka bërë atë miliardere. Statusi i saj si miliardere u konfirmua nga Bloomberg, duke e vendosur atë në “klubin e dhjetë figurave” elitare, së bashku me Kim Kardashian dhe Oprah Winfrey.
- Yjet e “Friends” thyejnë heshtjen për vdekjen e Matthew Perry: “Jemi të shkatërruar”
- Një qytet në Zelandën e Re po “terrorizohet” nga këngët e Celine Dion