Header

Rikthimi i “Herkulit” nga Disney, Dua Lipa mund të luajë Megarën

“Herkuli” prodhimi i Disney që debutoi në verën e vitit 1997 do të rikthehet përsëri në ekran tashmë si një version i luajtur nga personazhe. Tani raportohet se ylli shqiptar i popit Dua Lipa mund të luajë rolin e Megara. Ende nuk janë bërë njoftimet zyrtare për casting, por Disney thuhet se po konsideron Duan për këtë rol.

Filmi i animuar tashmë do të vijë në një “live action” nën prodhimin e Anthony dhe Joe Russo si dhe me skenarist David Callaham.

Më herët, Taron Edgerton dhe Ariana Grande u përfolën si emra të mundshëm për Herkulin dhe Megara, respektivisht. Megjithatë, duket se Dua është favorite për rolin aktualisht.

“Nuk po them që dikush duhet ta marrë këtë si 100% të vërtetë, por një emër që ndiej se Disney-t i pëlqen tani është Dua Lipa”, tha redaktori Zach Perilstein kur foli për rolin e Megara-s.

Russo kanë treguar se përshtatja e tyre nuk do të jetë një përkthim i origjinalit. “Ne dhe fëmijët tanë jemi fanatikë të Herkulit,” tha Anthony Russo në një intervistë të vitit 2022. “Dhe ne kishim dëgjuar se Disney ishte i interesuar ta rikthente atë dhe ne jemi të dashuruar me origjinalin. Gjithmonë duhet të sillni diçka të re, sepse nga këndvështrimi ynë si tregimtarë, nuk është imponuese për ne që të bëjmë një përkthim fjalë për fjalë. Ne e kemi bërë tashmë këtë me filmat tanë Marvel. Ne nuk bëjmë përkthime tekstuale, sepse ne mendojmë se nëse e dëshironi atë histori, ju mund të shkoni ta lexoni atë histori por ne sjellim edhe disa elementë të rinj”.

Disney rumored to be considering Dua Lipa to play Megara in 'Hercules'

Dua Lipa teria sido cotada para viver Meg no live-action de Hércules, diz  site - Estrelando

You may also like ...