Header

Pse Michelle Obama nuk i ndjek të bijat në Instagram?

Michelle Obama ndjek vetëm 10 persona në Instagram dhe në këtë listë nuk bëjnë pjesë as vajzat e saj Malia, 21 vjeç dhe Sasha 18 vjeç.

Sipas Obamës, aryeja pse nuk i ndjek është sepse nuk dëshiron që ato të kufizohen në postime vetëm sepse ajo ose babai i tyre (Barack Obama) i shohin.

“Ajo që unë ju kam thënë dhe vazhdoj t’ju them vajzave të mia, është të mësojnë të ecin vetë. Ato nuk mund ta përcaktojnë veten duke parë njëra-tjetrën, ose duke më parë mua ose babain. Ato duan të marrin kohë për të njohur veten e tyre”, tha ajo

You may also like ...