Header

Dua Lipa mbështet Bernie Sanders për president

Dua Lipa, ka këshilluar fansat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë kandidatin për kryetar, Bernie Sanders.

Artistja 24-vjeçare ka publikuar një fotografi të Sanders në Instagram, të realizuar gjatë fushatës, teksa tha se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.“Çfarë ndodh në Amerikë nuk rri vetëm në Amerikë. E gjithë bota ‘po qan’ për një udhëheqje më të mirë dhe gjithëpërfshirëse. Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.Dua ka qenë një kritike e madhe e Trumpit në të kaluarën. Prindërit e saj nga Kosova emigruan për në Londër në mes të luftës, dhe, siç i tha ajo për “Guardian” në vitin 2018, ajo histori familjare ndikoj në atë se si ajo i shikon politikat e Trumpit për emigracionin dhe refugjatët.“Ju e kuptoni diçka në një nivel personal, që asnjë refugjat të mos largohet nga vendi i tyre pa pasur nevojë”, -tha ajo.

You may also like ...