Çifti i aktorëve më famë botërore, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis ka bërë një ftesë për të ngritur një dolli në mbështetje të një kauze të mirë.
Për t’u ardhur në ndihmë atyre që vuajnë nga pandemia e Covid 19, çifti kanë filluar të shesin “verë karantine”.
Njoftimi u bë në llogarinë e Ashton në rrjetet sociale, në një postim ku shkruhej:
“Mila dhe unë prezantojmë verë karantine. 100% të të ardhurrave do të shkojnë në mbështetje të luftës ndaj Covid 19”.
Postimi shoqërohej me një video ku aktorët shprehen: Këto kohëra që po jetojmë janë të paprecedenta dhe këkrojnë reagim të paprecedentë…pra më shumë pije.
Ata propozojnë që në takimet virutale të çifteve apo mes miqsh ti shoqërojnë me një gotë verë.
Aktorët, prindër të një vajzë, janë shprehur se po punojnë edhe për të mbledhur fonde, me shoqata apo biznese të ndryshme dhe të gjitha fondet do të shkojnë për bamirësi.
https://www.facebook.com/Ashton/videos/3312462665450189
- Jonida dhe Besniku kanë gati projektin e përbashkët
- Pas Adele, Dua Lipa e para që arrin këtë super sukses