Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “A Quiet Place” në vitin 2018, çifti i aktorëve John Krasinksi dhe Emily Blunt u rikthyen për një seri të dytë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi aktori i famshëm u shpreh se nuk kishte aspak ndërmend të rikthehej me një pjesë të dytë pasi ajo e para ishte kaq personale për të.
Ajo e cila e bindi që të shkruante skenarin ishte bashkëshortja e tij Emily Blunt. “Pasi John shkroi skenarin e lexova menjëherë dhe më pëlqeu kaq shumë. Ai më kishte dhënë hapjen dhe nuk mund të mos isha pjesë e serisë së dytë” -tha ajo e emocionuar.