59% e të prekurve nga COVID-19 janë meshkuj

“59 % e personave të prekur në vendin tonë nga COVID-19 janë meshkuj”. Kështu deklaroi Eugena Tomini, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik gjatë përditësimit të informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Teksa deklaroi se numri në total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 76 persona, Tomini theksoi se rreth 41% e të prekurve janë femra.