Beyonce u nderua me Çmimin Innovator në iHeartRadio Awards 2024 të hënën mbrëma që u mbajt në teatrin Dolby në Los Angeles.
Këngëtarja e “Halo”, e cila së fundmi publikoi albumin e saj country Cowboy Carter, pranoi çmimin nga Stevie Wonder në Teatrin Dolby në Los Anxhelos.
“Jam e nderuar të marr këtë mirënjohje nga ti, Stevie Wonder. Sa herë që dikush më pyet nëse ka dikë që mund ta dëgjoj për pjesën tjetër të jetës sime, je gjithmonë ti. Prandaj faleminderit, Zoti të bekoftë,” tha ajo. “Dhe faleminderit që luajtët harmonikën në Jolene.”
Ajo e mbylli fjalën e saj, “Dua t’ia kushtoj këtë çmim të gjithë novatorëve që ia kanë kushtuar jetën dhe artin e tyre krijimit të ndryshimeve. Prandaj faleminderit për sakrificat tuaja, zërat tuaj të fuqishëm dhe shpirtrat tuaj të patundur.”
Gjatë ceremonisë, ikonat e muzikës si Cher dhe Taylor Swift gjithashtu u shpërblyen me trofe. Cher, e cila performoi së bashku me Jennifer Hudson, pranoi çmimin “Ikonë” nga aktorja Meryl Streep.
Kjo ngjarje e muzikës u prezantua nga reperi Ludacris, i cili performoi edhe hite të tij. Gjatë ceremonisë interpretuan Justin Timberlake, “Green Day”, Jelly Roll dhe grupi i viteve 1990 “TLC”.
- Slloveni/ Del në ankand krevati ku fjeti Cristiano Ronaldo për një natë
- Artistët nënshkruajnë një letër kundër inteligjencës artificiale: “Po shkatërron industrinë e muzikës”