Facebook dhe Instagram jashtë funksionit! Përdoruesit e rrjeteve sociale raportojnë për probleme
Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri dhe në të gjithë botën po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të ‘Facebook’ dhe Instagram.
Problemi i përgjithshëm i raportuar, është fakti që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë nxjerrë nga llogaritë e tyre përkatëse dhe nuk mund të kyçen më.
Kompania ‘META’, nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë problem që po hasin përdoruesit e aplikacioneve si ‘Facebook’ e ‘Instagram’.
Mediat e huaja shkruajnë se edhe në fillimisht problemet u raportuan nga përdoruesit e rrjeteve sociale në SHBA. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë daljen jashtë funksionit të këtyre rrjeteve sociale në të gjithë botën.
- Elon Musk ‘bie nga froni’, Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë
- “U shfaqe për të shëruar plagët e lëna”, Shakira i dedikon këngë dashurisë së re?