Header

Megan Fox nxjerr në treg librin me poezi: Trupi dhemb nga pesha e mëkateve të burrave

Bëhuni gati për Megan Fox, në rolin e një poeteje.

Përmbledhja me poezi e aktores “Jennifer’s Body” e titulluar “Pretty Boys are Poisonous”, pritet të dalë në treg në nëntor. Gallery Books, një divizion i Simon & Schuster, është shtëpia botuese që ka marrë përsipër kurimin e librit me poezi të Fox.

Sipas përmbledhjes zyrtare, Fox “u tregon fansave anën e saj “të shthurur” përmes një koleksioni poezish zemërthyese dhe të errëta. Gjatë rrjedhës së më shumë se 80 poezive, Fox kronizon të gjitha mënyrat se si ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë këtij procesi.”

Në një deklaratë, Fox tha: “Këto poezi u shkruan në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre.

Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë.”

Në të kaluarën, Fox ka qenë në të paktën dy marrëdhënie shumë publike. Ajo ishte e martuar për yllin e “Beverly Hills, 90210”, Brian Austin Green nga viti 2010 deri në 2021, dhe dyshja kanë tre djem.

Kohët e fundit, Fox ka qenë në një marrëdhënie me këngëtarin Machine Gun Kelly, të cilën ata e bënë publike në vitin 2020. Libri me poezi do të botohet njëkohësisht si një libër audio nga Simon & Schuster Audio, lexuar nga Fox.

You may also like ...