Telefonat celularë janë tashmë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve. Nuk shpërqendrohen vetëm shoferët, por shpeshherë edhe këmbësorët.
Për këtë arsye Bashkia e Padovës, Itali ka vendosur dy semaforë të posaçëm për ata që kalojnë në këmbë me sytë e fokusuar në ekran.
Dy semaforët kanë drita normale me tre ngjyra, jeshile, e verdhë dhe e kuqe. por kur është e kuqe, drita do të ndizet dhe projeksioni i saj do të shfaqet në tokë, para këmbëve të qytetarëve për t’u tërhequr vëmendjen të gjithë atyre që rrinë me celularë në duar. Në momentin kur semafori është jeshil, drita zhduket.
Dy sistemet – të krijuara nga kompania La Semaforica që furnizon Bashkinë – u instaluan në Prato della Valle, një zonë që ka shumë këmbësorë.
“Është një gjë e vogël, që megjithatë mund të shmangë pasoja më të rënda,” tha këshilltari për Lëvizshmërinë Andrea Ragona.
- Filmi “Barbie” thyen rekord, fiton 1 miliard dollarë
- “Si një rrugëtim i imi”… “Bebe”, albumi që rrëfen për Bebe Rexhën