Header

Trump i ndërpret fondet OBSH: Dështoi me koronavirusin

Për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Organizata Botërore e Shëndetësisë dështoi në marrjen e informacioneve për koronavirusin dhe vonesa e saj kushtoi jetë njerëzore.

Trump thotë se OBSH, agjenci speciale e OKB dështoi pasi, “Nëse informacionet do të ishin marrë në kohën e duhur, pandemia mund të ishte mbajtur nën kontroll”.

“I dhashë urdhër administratës time që të ndërpresë financimet në pritje të sqarimit të rolit të OBSH në menaxhimin e keq të situatës. Vonesat prej saj kushtuan jetë njerëzore. OBSH nuk respektoi një detyrë të sajën themelore dhe duhet të paguajë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në komunikimin publik mbrëmjen e së martës.

Më tej shtoi se nuk e njeh personalisht drejtorin e OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, por deklaroi se është treguar shumë i padrejtë me SHBA.

Ky vendim vjen ndërsa vetëm në 24 orët e fundit në SHBA, janë regjistruar 2228 të vdekur. Kjo është shifra më e lartë për SHBA, qysh nga nisja e pandemisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 26.064/

You may also like ...