![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/dua-lipa-attends-the-world-premiere-of-barbie-at-shrine-news-photo-1688996466-scaled.jpg)
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka magjepsur premierën e mbushur me yje të filmit Barbie në Los Angeles të dielën.
Ajo bëri një paraqitje të veçantë në tapetin rozë ku dukej si një sirenë. E veshur me një fustan zinxhir pa mëngë, të tejdukshëm, bukuroshja iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, si Margot Robbie, e cila ka rolin kryesor.
Dua ka punuar për kolonën zanore të filmit ‘Barbie’. Në fotografitë që publikoi në Instagram ku shfaqej me të brendshme të bardha poshtë fustanit transparent që i kishte kombinuar me një palë taka argjenti me majë, kishte shkruar: “Hajde barbie, le të shkojmë në festë .”
-
Çfarë ndodhi? Andi dhe Gresa i japin fund lidhjes së tyre
-
Regjimi strikt i Mbretëreshës së Spanjës për një trup në super formë