Header

Dasma private në Toskanë/ Arbana Osmani: Festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj

Të sapomartuarit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj po shijojnë ditët e para pas dasmës në Toskanë, ku u zhvillua dhe ceremonia martesore.

Çifti vendosën të këtë një event privat, duke mos shpërndarë foto apo video në rrjetet sociale. Ndërsa sot, moderatorja, përmes një shkrimi në “Insta story” ka falënderuar ndjekësit për mesazhet e bukura dhe miqtë që e bënë më të veçantë këtë ditë.

“Pak ditë më parë në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt, festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

Megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete, kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.

E pakursyer ka qenë ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu sikurse e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan Arbana Osmani.

 

You may also like ...