Header

Ndërron jetë papritur ish-banorja e “Big Brother”

Ylli italian i ‘Big Brother’, Monica Sirianni është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë në një lokal në Itali në moshën vetëm 37-vjeçare. Sipas mediave fqinje, ish-banorja u sëmur papritur të premten në mbrëmje gjatë një mbrëmjeje me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën e Catanzaro.

Mendohet se Monika u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht vdiq pak pasi u shtrua. Ndërkohë, shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Kujtojmë që Monica u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të Big Brother, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012, dhe qëndroi në shtëpi për rreth një muaj. Para se të luante në Big Brother mbi një dekadë më parë, Monica kishte jetuar në Australi, por u kthye në vendin e saj në Itali për t’u shfaqur në reality-shown./abcnews.al

You may also like ...