Duhet pranuar që gjendja shëndetësore e Selena Gomez në vitet e fundit nuk linte shumë vend për shaka dhe humor. Mirëpo, sipërmarrësja e njohur duket se ka gjetur sërish ekuilibrin e saj, dhe oreksin për të flirtuar dhe për t’ia kaluar mirë.
Këtë herë, e pamë në një fushë futbolli, e ulur anash me miqtë e saj, e mbështjellë me disa batanije dhe xhaketa. Ndërsa ndeshja vazhdonte, Selena dukej se vendosi të merrte masa. Ndaj, e shohim duke u përpjekur të flirtojë me futbollistët, por siç thotë ajo duhet të mos ketë shkuar shumë mirë.
Në videon që ajo ka postuar me humor e dëgjojmë duke bërtitur në mënyrë karakteristike:
“Jam beqare. Jam pak kërkuese, por dua shumë”, dëgjohet duke bërtitur ajo. Por nuk u ndal me kaq, pasi Gomez, duke postuar videon, ka shkruar në mbishkrimin “Gjërat janë të vështira miku im”.
Fansat e saj padyshim po pyesin në komente sesi futbollistët nuk u afruan me këngëtaren dhe thjesht vazhduan normalisht ndeshjen, ku shumë prej tyre shprehen se do të donin më shumë se çdo gjë të ishin në pozicionin e tyre. Ndër të tjera, kjo video vjen për të sqaruar situatën personale të Selenës, e cila muajt e fundit është parë me Zayn Malik në Nju Jork dhe në fillim të vitit me Drew Taggart nga “The Chainsmokers”.
Megjithatë, duket se asnjëri prej tyre nuk ka arritur ta mbajë gjatë Gomezin, e cila është në kërkim të personit të radhës në jetën e saj të dashurisë. Në të kaluarën ajo është shprehur se i pëlqen të jetë vetëm, por në të njëjtën kohë nuk i thotë jo marrëdhënies me personin e duhur.
@selenagomez The struggle man lol