Nicolas Cage ka vizituar varrin e tij në New Orleans. Aktori u pa nën shoqërinë e një gruaja misterioze të kapur për dore, ndërsa të dy ishin me veshje lëkure.
Nicolas dhe shoqëruesja e tij vizituan varrezat e famshme në lagjen franceze për të parë varrin në formë piramide që aktori e bleu për vete në vitin 2010.
Kjo është hera e parë që Cage fotografohet me një të dashur pas martesës së shkurtër në Las Vegas, që zgjati vetëm 4 ditë e më pas 56-vjeçari paraqiti dokumentet për divorc.
Një nga dëshmitarët në vendngjarje tha se çifti erdhën tek varri me një makinë private.
Më pas aktori qëndroi aty për rreth 15 minuta duke parë varrin e tij dhe më pas u largua.
Varri i Cage ka mbishkrimin latinisht ‘omnia ab uno’, që do të thotë ‘gjithçka nga një’ dhe është vendosur në të njëjtën varrezë antike, ku është varrosur Marie Laveau, mbretëresha e Voodoo.
Aktori nuk ka sqaruar vendimin për blerjen e varrit të tij.
- Shuhet në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha
- Fadil Berisha ka fotografuar Kardashianët në fillimet e tyre