Header

PD publikon videon: Rama gënjeu për sasinë e kiteve

Pas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë për përditësimin e situatës, opozita ka përgënjeshtruar fjalët e kryeministrit Rama për kapacitetet e testimeve në Shqipëri.

Në deklaratën për mediat, ish-deputeti Bardh Spahia publikoi edhe videon ku tha se Shqipëria ka vetëm 2 mijë kite për testime, jo sic thotë kryeministri se vendi ynë ka kapacitet të kryejë 2 mijë testime në ditë.

Spahia u shpreh se numri i ulët i testimeve fsheh realitetin e përhapjes së virusit duke shtuar se vendi ynë nuk ka kapacitete për më shumë se 500 teste në ditë. Opozita i ka bërë sërish thirrje qeverisë që të rrisë numrin e testeve si e vemtja masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Deklarata e plotë

You may also like ...