Header

Luana sjell në version shqiptar “Love Island”

Programi me famë botërore “Love Island” do të vijë së shpejti për herë të parë në Shqipëri. Formati do të drejtohet nga moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca

Bukuroshja bombastike, e cila angazhohet herë pas here në projekte të mëdha televizive, këtë herë do të sjellë në versionin shqip emisionin e famshëm reality, “Love Island”.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar pak nga përgatitjet e programit duke ndarë disa foto me ndjekësit e saj në Instagram.

“Pak nga puna e jonë e përditshme që bëjmë për @loveisland.albania #soon ??”, ka shkruar ajo.

 

Për çfarë është Love Island?

Love Island është një emision reality i takimeve të dashurisë ku meshkujt dhe femrat takohen në një ishull, i cili është i izoluar nga bota reale. Tërë kjo bëhet në një vilë të famshme në Mallorca të Spanjës e ku garuesit janë të monitoruar nga kamerat.

Për t’i shpëtuar eliminimit, çiftet duhet të lidhen me njëri tjetrin – qoftë si të dashur, për shoqëri apo për para dhe në përgjithësi çifti që fiton në fund shpërblehet me 50 mijë funte.

You may also like ...