Lumbardhi dhe Kaderi, ish-çifti që u njohën në formatin “Big Brother Vip Kosova 2”, kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi po aludohet po një ndarje të mundshme. E teksa nuk kishim asnjë reagim direkt nga asnjëri prej tyre, Lumbardhi në një dalje të fundit në televizion ka reaguar duke zbuluar dhe detaje nga raporti i tyre.
Në spektaklin e djeshëm, i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë fituesi i edicionit të dytë i “BBVK”, Lumbardh Salihu.
Ai ka marrë një vëmendje të gjerë prej publikut përgjatë këtyre ditëve, sidomos pas aludimeve që ai dhe Kaderi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre e cila u krijua brenda katër mureve të shtëpisë së “BBVK”.
E kështu nuk mbeti pa u prekur dhe diskutuar kjo pjesë dhe në mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan”.
Lumbardhi: Nuk është jeta apo lidhja e njëjtë sikur në formatin e “BBVK” që e kam patur por mendoj që nëse e do dikë duhet të luftosh për atë person.
Alketa: Të ta bëjë pyetjen direkte unë? Kaderi si është, është mirë? A dëshiron ti thuash diçka nëpërmjet Piter Panit?
Lumbardhi: Kaderi shpresoj që është mirë dhe kam vetëm një mesazh për të, është një zemër.
Alketa: Cili është momenti më i bukur nga e gjithë përvoja televizive?
Lumbardhi: Momenti më i bukur ka qenë një puthje e jashtëzakonshme me Kaderin, puthja e parë!
- Maya thyen heshtjen për dhunën e bashkëshortit
- Albumi i Beyonce tejkalon 1 miliard transmetime në Spotify