Header

Një tjetër sukses i madh për Dua Lipën

Dua Lipa është nga ato artiste që suksesi i saj nuk na suprizon më. Këngëtarja me origjinë shqiptare vetëm pak javë më parë publikoi këngën e re “Don’t Start Now” , këngë e cila e klasifikoi Dua-n në vendin e tretë në “Billboard Hot 100”.

Menjëherë ajo e ndau lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instagram duke mos e fshehur gëzimin që ky klasifikim i dha.

“O Zot po e publikoj këtë tani sepse kjo mund të mos ndodhë më kurrë, në pozitën e 3 në Hot 100”, ka shkruar Dua.

Në muajin prill ajo pritet të publikojë albumin e saj të dytë me titull “Future Nostalgia”.

You may also like ...