Header

Ndeshja Juventus-Lyon mund të luhet në ”Air Albania”

Ndeshja e Juventus – Lyon, e vlefshme për fazën 1/8 të Chamipions League, mund të luhet në “Air Albania”. Presidenti i Lyon Jean-Michel Aulas është shprehur se me shumë mundësi loja të mos zhvillohet në Torino, si pasojë e rrezikut nga koronavirusi.

Vendi i parë ku pretendohej të zhvendosej ndeshja ishte Malta, por qeveria e kësaj të fundit ka marrë vendimin të mos lejojë askënd që vjen nga vendet e prekura nga koronavirusi të futet në kifijtë e tyre. Hipoteza e radhës mbetet Tirana, megjithatë nuk është marrë ende asnjë kërkesë zyrtare lidhur me këtë çështje. Nuk dihet ende nëse ky propozim është bërë para se Shqipëria të prekej nga koronavirusi, pasi deri më tani 6 persona rezultojnë të prekur nga Covid-19.

You may also like ...