Header

Nga Roma, Lorik Cana mesazh ndaj koronavirusit

Përmes një video-mesazhi, i shpërndarë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i bën thirrje gjithkujt të ruajë veten dhe të tjerët duke respektuar masat dhe kujdesin thelbësor që duhet të tregojë secili prej nesh; nga larja e shpeshtë e duarve te shmangia e kontakteve fizike.

“Më mirë që tani të bëjmë secili nga një sforcë të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejt”, shprehet ndër të tjera Cana.

“Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana

? FRIKË JO, KUJDES PO!

? DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!”- shkruan Rama.

? Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana? FRIKË JO, KUJDES PO! ? DHE JU LUTEM: Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!

Posted by Edi Rama on Tuesday, March 10, 2020

You may also like ...