Header

“Guri i fatit” vjen në Londër/ Simboli i Monarkisë Skoceze në Westminster Abbey për kurorëzimin e Charles III

Guri i Fatit, simbol i lashtë i monarkisë së Skocisë, është zhvendosur nga Kështjella e Edinburgut për herë të parë në më shumë se 25 vjet, për t’u sjellw në Londër për kurorëzimin e mbretit Charles III. Guri u mor nga Skocia nga Mbreti Eduard I i Anglisë në fund të shekullit të 13-të dhe u dërgua në Westminster Abbey. Ai qëndroi në Angli për 700 vjet dhe ishte pjesë e karriges së kurorëzimit në të cilën kurorëzoheshin mbretërit dhe mbretëreshat.

“Guri i fatit” vjen në Londër/ Simboli i Monarkisë

Guri i fatit

Më pas, në 1996 guri u kthye për ekspozim të përhershëm në Skoci. Por u ra dakord që do të kthehej në Westminster Abbey për çdo ceremoni të ardhshme kurorëzimi.

Pllaka e kuqe prej 150 kg, e njohur gjithashtu si Guri i Scone, është 66 cm e gjatë, 42 cm i gjerë dhe 27 i lartë. Ajo është  përdorur për kurorëzimin e mbretërve skocezë për qindra vjet përpara se të merrej nga Eduardi I i Anglisë në 1296, gjatë Luftërave të Pavarësisë.

Guri qëndroi në Angli për qindra vjet, deri në ditën e Krishtlindjes në vitin 1950, kur katër studentë nga Glasgou hynë në Westminster Abbey dhe e çuan përsëri në Skoci. Ata drejtoheshin nga Ian Hamilton, i cili donte të bënte një deklaratë për vetëqeverisjen skoceze.

“Në një nga pushtimet e shumta të anglezëve në Skoci, ata hoqën simbolin e kombit tone,” është shprehur Hamilton, në një intervistë vitin e kaluar, përpara se të ndërronte jetë.

Më 11 prill 1951, pllaka u kthye në Westminster Abbey dhe u zëvendësua në karrigen e kurorëzimit, ku dy vjet më vonë ajo pati një rëndësi më të madhe pasi kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth u transmetua në televizion.

Në korrik 1996, Mbretëresha, së bashku me kryeministrin John Major, ranë dakord që guri të kthehej në Skoci. Tani ndodhet pranë bizhuterive të kurorës së Skocisë në dhomën e kurorës së kështjellës së Edinburgut.

You may also like ...