Header

Nuk ka kthim pas/ Ariana Grande merr vendimin, nis procedurat e divorcit me Dalton Gomez

Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj, Dalton Gomez kanë dorëzuar dokumentet e divorcit për t’i dhënë fund zyrtarisht martesës së tyre.
Gomez dhe Grande janë ndarë së fundmi dhe të dy kanë shfrytëzuar mundësinë për të dorëzuar njëkohësisht dokumentet e nevojshme për t’i dhënë fund martesës së tyre ligjore.

Dyshja i ka zgjidhur gjërat përpara se t’i drejtoheshin gjykatës dhe kanë raporte miqësore. Mes tyre nuk ka mëri dhe kanë treguar kujdes e respekt ndaj njëri-tjetrit përgjatë procesit.

Sipas mediave të huaja, marrëdhënia e tyre pati lëkundje pas pandemisë Covid-19 kur Gomez pa se sa e ngarkuar ishte axhenda e këngëtares. Ndryshimet në stilin e tyre të jetesës ftohën marrëdhënien, gjë që u përforcua më shumë pas largimit të Grande për në Londër për të xhiruar “Wicked”.

Çifti ka patur një kontratë paramartesore, por Ariana do të nënshkruajë edhe një çek për ish-bashkëshortin e saj. Ajo ka fshirë postimet me të, përfshirë fotografitë e dasmës, muajit të mjaltit dhe dedikimet e përvjetorëve.

You may also like ...