Header

Dhurata dhe Azet kanë gati këngën e re

Dhurata Dora vitin e kaluar theu çdo rekord me këngën e saj “Zemër” bashkë me Solking dhe tani ajo duket se do të tentojë që ta ndjekë këtë sukses me një këngë të re.

Këtë ajo e ka paralajmëruar me anë të një postimi në Instagram ku këngëtarja ka postuar një fotografi duke shkruar kësaj radhe në gjuhën gjermane: “A jeni gati?”

Të njëjtën gjë ka bërë edhe reperi shqiptar Azet, ndërsa fansat janë tejet të emocionuar dhe mezi po e presin këtë bashkëpunim.

You may also like ...