Header

I biri mungon në varrimin e Nexhmije Hoxhës

Nexhmije Hoxha është përcjellë në banesën e fundit, me arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi.

Ceremonia mortore nga familja është mbajtur sot, ku ka qenë të pranishëm të afërm të familjes Hoxha dhe miq, por ka rënë në sy mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit.

Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe Nexhmijes ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh. Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dje në banesën e saj në Laprakë për shkaqe natyrale. Ajo do të varroset në varrezat e Sharrës.

You may also like ...