Del balada e Billie Eilish për ‘No Time To Die’

Billie Eilish e ka incizuar kolonën muzikore për filmin e ri të James Bondit. Balada dramatike paralajmëron se filmi i ri do të fokusohet në tradhtinë ndaj agjentin sekret.

Teksti i këngës “No Time To Die” flet për gënjeshtra dhe mashtrim, ndërsa 18-vjeçarja këndon: “Kurrë nuk ke qenë në anën time”.

Kënga është publikuar në të njëjtën kohë me trailerin të filmit të fundit me Daniel Craigun në rolin kryesor.


Eilish në dhjetor të vitit të kaluar i mbushi 18 vjet dhe është këngëtarja më e re që e këndon temën muzikore për sagën e filmave për ‘007’.

“Kurrë nuk do të më shohësh duke qarë. Thjesht nuk ka kohë për të vdekur”, është mesazhi i fundit i këngës