Izolimi prej koronavirusit është stresues për të gjithë, ndaj duhet treguar kujdes për shëndetin mendor.
Të intervistuar nga Bbc, princi William i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton bënë një apel që të tregohet kujdes për shëndetin psikologjik të njerëzve të mbyllur brenda në shtëpi.
Princi William tha se u shqetësua shumë, kur i ati Charles, aktualisht i shëruar, u sëmur nga Covid-19.
“Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar, për shkak të moshës, ka profilin e një personi në rrezik”, tha ai, duke pranuar se është ndjerë nën presion.
Kate nga ana e saj nënvizon rëndësinë e aktivitetit fizik për të mirëmbajtur shëndetin mendor.
“Duhet qëndruar në kontakt, edhe vetëm nëpërmjet telefonit”, tha Kate.
Megjithatë ajo shtoi se pavarësisht ulje-ngritjeve gjatë kësaj periudhe, kanë qenë shumë të zënë duke ndjekur ecurinë shkollore të fëmijëve.