Sam Asghari nuk e ndjek Britney Spears në Instagram pasi ajo bëri kërkesë për divorc në fillim të këtij muaji pas vetëm 14 muajsh martesë.
Që kur u publikuan lajmet për ndarjen e tyre, një sërë akuzash të neveritshme janë shfaqur, duke përfshirë se Asghari akuzoi Spears se e kishte tradhtuar.
Megjithatë, Asghari vazhdoi ta ndjekë ish-gruan e tij në Instagram deri këtë të mërkurë, më 30 gusht, kur më në fund e bëri unfollow.
Spears duket se nuk u ndikua nga ky veprim, pasi ajo poston vazhdimisht foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke kërcyer e lumtur dhe e shkujdesur.
- Taylor Swift, artistja femër më e dëgjuar në Spotify
- U godit në fytyrë me fishekzjarre; reagon Ellie Goulding, tregon gjendjen e saj!