Reperi i njohur shqiptar, Elinel, ashtu si shumë kolegë të tij, ka ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet muzikore për shkak të coronavirusit.
Këtë kohë të izolimit, ai po e shfrytëzon për ta kaluar pranë familjes së tij, bashkëshortes dhe dy vajzave.
Ndërkohë, ai po tregohet aktiv herë pas here edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat ndonjë imazh nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, reperi publikoi një fotografi në InstaStory, ku tregonte se si ishte qethur tërësisht nga bashkëshortja e tij, Klementina.
“Kur përlahesh me gruan sa është duke t’i prerë flokët”.
Çunat e kuptojnë mirë Elinelin në këtë rast…
- Koronavirusi i merr jetën yllit të “I Love Rock ’n’ Roll”
- Durrës, 11 pjesëtarë të një familjeje me COVID-19