Header

“Eurovision 2020” anulohet për shkak të coronavirusit

Përhapja e virusit vdekjeprurës COVID-19 ka bërë që të anulohen shumë ngjarje të rëndësishme të muzikës në botë.

Në mesin e tyre, së fundmi është njoftuar se është bërë pezullimi edhe i “Eurovision Song Contest 2020”, i cili ishte parashikuar të mbahej në muajin maj, në Rotterdam (Holandë).

Në njoftimim zyrtar të “Eurovision” në Instagram lexohet:

“Me keqardhje të thellë ne duhet të shpallim anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Rotterdam.

Gjatë javëve të fundit ne kemi eksploruar shumë mundësi alternative për të lejuar konkursin e këngës të Eurovision të zhvillohet.

Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Hollandeze – bënë që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdojmë me ngjarjen live siç ishte planifikuar.

Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, pa ndërprerje, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona tifozë në të gjithë botën, jemi jashtëzakonisht të pikëlluar që nuk mund të zhvillohet në maj.

EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe Qyteti i Rotterdam-it do të vazhdojnë një bisedë në lidhje me mbajtjen e Konkursit të Këngës në Eurovision në 2021.

You may also like ...