Nuk janë të pakta rastet që shqiptarët mahnisin juritë e evenimenteve kushtuar këngëve dhe talenteve të reja në të gjithë botën.
Këtë herë e gjithë vëmendja iu kushtua 18 vjeçares Vanesa Krasniqit. Vanesa, ka zbritur në skenën e “Italia’s got talent” me këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper. Këngë, e cila u kthye në hit në 2018, pas linçimit në filmin e përbashkët të dyshes “A Star Is Born”. 18 vjeçarja vendosi ta këndonte këngën në versionin “Chipmunk”.
Për të plotësuar zërin e Bradley-t në këngë, Vanesa kërkoi ndihmën e anëtarit të jurisë Frank Matano, i cili i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës në momentin që ajo u shpreh se kishte shumë emocione. Fillimisht kur publiku dëgjoi zërin e saj në versionin “Chipmunk”, vazhduan të qeshnin, por të qeshurat u kthyen në duartrokitje në fundin e këngës, kur Vanesa zbuloi një tjetër dimension të zërit të saj. Juria ka mbetur pa fjalë nga performanca e saj e dytë, edhe pse versioni i parë i vajzës nuk i bindi. Aktualisht ajo ndjek dhe studimet në Universitetin e Arteve në Itali dhe muzika është pasioni i saj. Përpos zërit, 18 vjeçarja bien në sy për stilin e flokëve me ngjyrë rozë.