Një debat i lindur mbrëmjen e së mërkurës në festivalin e këngës italiane, Sanremo, bëri që Fiorello dhe Tiziano Ferro të gjendeshin në një situatë të pakëndshme.
I acaruar që priti deri në orën 1 pas mesnate për të kënduar në mbrëmjen e tretë, Tiziano Ferro bëri një batutë drejtuar Fiorello-s, i cili mori shumë kohë në skenë.
Pa i menduar pasojat, Ferro lançoi një hashtag #fiorellostattezitto (Fiorello qepe gojën). Gjërat morën për keq online dhe Fiorello mori shumë fyerje nga fansat e Tiziano-s, të cilët e mbushën rrjetin me hashtagun #fiorellostattezitto. Të nesërmen, pasi u qetësua situata, Tiziano kërkoi publikisht falje me një letër drejtuar Fiorello-s.
Pikërisht kur dukej se çdo gjë u rregullua, Fiorello theu heshtjen në një intervistë me Selvaggia Lucarelli-n, ku u shpreh se Tiziano kishte bërë diçka që nuk duhej. Pas hashtagut, Fiorello tha se kishte marrë fyerje pafund nga fansat e këngëtarit. Ai u shpreh i prekur pasi kishte qenë viktimë e bullizmit kibernetik.
“Bëri diçka të rëndë. Nisi një fushatë urrejtje ndaj meje”, -u shpreh Fiorello. Ndërsa natën e tretë gjatë festivalit, pas përfundimit të këngës ‘Finalmente tu’, Fiorello e ka puthur në buzë Tiziano-n.
https://www.youtube.com/watch?v=3QJp8Pr5yfQ