LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 24: Selena Gomez attends the 2019 American Music Awards at Microsoft Theater on November 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images)
“Rare” është më shumë se një album personal për Selena Gomez – tani është edhe emri i brandit të saj të bukurisë, i cili është zyrtarisht gati për t’u prezantuar në treg. Këngëtarja lajmëroi në llogarinë e saj në Instagram, se marka e saj e produkteve kozmetike është gati këtë verë.
“Kam punuar për këtë projekt special për dy vjet dhe mund të them zyrtarisht se “Rare Beauty” do të prezantohet në dyqanet @sephora në Amerikën e Veriut këtë verë”, – shkruan këngëtarja në Instagram, bashkë me videon, në të cilën ajo është duke testuar disa prej këtyre produkteve të grimit.
Pasi zbuloi lajmin e madh, ajo hapi edhe faqen zyrtare të markës në Instagram, e cila brenda pas një ore pas zyrtarizimit shkoi në 1 milion ndjekës.
https://www.instagram.com/p/B8KKNdKj50h/?utm_source=ig_embed
- Ndahet nga jeta 103-vjeçari, Kirk Douglas
- Shkenca shpall Robert Patinson mashkullin më të pashëm në botë