Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 11 deri 27°C
në zonat e ulëta 12 deri 31°C
në zonat bregdetare 16 deri 30°C
- Jennifer Lopez rrezikon kontratën prej 90 milionë dollarësh në Las Vegas!
- Kitara e John Lennon u shit në ankand për 2.67 milionë euro