Header

U komentua për afrimitetin me Meritonin, reagon Sara pas daljes nga “BBV3”

Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmë nga gara e Big Brother VIP 3, si pasojë e përplasjes së saj me Françeskën, të cilën e shtyu në banjo në debat e sipër.

Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin, teksa ditët e fundit është komentuar shumë afrimiteti mes Sarës dhe Meritonit, disa komentues e kanë gjykuar si të tepërt këtë afrimitet, përtej shoqërisë.

Mirëpo, pas daljes nga shtëpia, Sara ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në rrjetin e saj social të Instagram-it ku ka sqaruar gjerë e gjatë çdo situatë brenda shtëpisë dhe raportin me Meritonin. Sara i ka quajtur si të turpshme këto aludime, ndërsa shpjegon se i ka ndenjur afër Meritonit për shkak se ai nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësorë.

“Për Meritonin. Po shoh komente. TURP! Unë, Bardhi, Meritoni nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosem emër: #PaPanik @9. Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmure, me infuzione dhe pa imunitet, përpara prime pati edhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët. Gjithashtu, U ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah. Të vetmit që i ndejtën pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsine tonë. Mendjeve perverse thjesht t’ju vijë turp”, shkruan Sara.

You may also like ...