Header

Georgina Rodriguez fiton gjyqin me mediat pasi publikuan të kaluarën e saj

Georgina Rodriguez ka luftuar kundër të gjitha mosmarrëveshjeve për të ruajtur privatësinë e së kaluarës dhe të familjes të saj.

Nëse Georgina Rodriguez tashmë është shumë e hapur dhe e ttregon jetën e saj pa problem, ajo nuk dëshiron që të dalin në dritë çështje e kaluara e sa. Kjo është arsyeja pse ajo ka luftuar kundër të gjitha mediave për të ruajtur privatësinë e së kaluarës dhe familjes së saj. Dhe gjykatat së fundmi kanë vendosur në favor të saj.

Së fundmi, Gjykata e Pozuelo de Alarcon ka dënuar kështu disa programe televizive duke i detyruar t’i paguajnë modeles 70 mijë euro për ndërhyrjen në privatësi.

Gjykata deklaroi se në dënimin e tyre fama dhe popullariteti që Georgina ka sot nuk ka të bëjë fare me atë që kishte në të kaluarën, përpara se të takohej me Cristiano Ronaldon. “Në atë kohë ajo sapo kishte filluar të njihej për lidhjen e saj romantike me futbollistin dhe në asnjë rast nuk e shijoi famën dhe projeksionin publik që ka për momentin”, shprehet gjyqtarja.

Georgina Rodriguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon.

 

You may also like ...