Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të performojë të martën si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023. Ajo ka arritur tashmë në Liverpool për provat dhe po bëhet gati të performojë një kolazh këngësh të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë.
“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar Rita krahas fotove.
Kujtojmë që vendi ynë këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. Ata do të performojnë të enjten në natën e dytë gjysmëfinale./
- Mban koncertin e parë, Luizi ngjit Kiarën në skenë dhe i bën një super dedikim!
- Zhaklin Lekatari ka dy fjalë për eksperiencën në BBV: ‘Jam kërcënuar shumë!’