Varësia e Matthew Perry nga narkotikët dhe pilulat e dhimbjes ishte aq e fortë sa që edhe kur aktori ishte në arrest shtëpie ose në monitorim 24-orësh nga ekipi i tij infermieror, ai përsëri gjeti një mënyrë për t’i aksesuar ato.
Në fund të fundit, kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij. Ylli 54-vjeçar i serialit “Friends” mori frymën e fundit, në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij në tetor, pas një mbidoze me ketaminë
Edhe pse prej vitesh ai pretendonte se ishte “pastruar” nga substancat, më në fund doli se Matthew Perry nuk bëri kurrë “pushim” nga abuzimet.
Edhe kur ekipi infermieror pranë tij e kishte në monitorim 24/7 për ta parandaluar që të kthehej sërish te substancat, ai gjeti një mënyrë përmes një aplikacioni online për t’i siguruar ato.
Siç thotë për DailyMail një burim i afërt me të, aktori ka takuar vajza përmes aplikacionit Raya dhe i ka kërkuar që ta “furnizojnë” me Oxycontin, një qetësues i fuqishëm opioid, ndaj të cilit aktori ishte i varur.
- Bardhi konfirmon pjesëmarrjen në “BBV3″ gjatë koncertit
- Pse Melania Trump mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve?